Jennifer Lopez u kthen përgjigje thashethemeve të tradhëtisë së Alex Rodriguez…

April 11, 2019

I fejuari i Jennifer Lopez është akuzuar disa herë se e ka tradhëtuar këtë të fundit. Jennifer nuk ka duruar më, por ka vendosur të tregojë se çfarë mendon ajo për fjalët që thuhen mbi Alex Rodriguez.

Në një intervistë për “The Breakfast Club”, Jlo tregoi se ka besim tek partneri i saj dhe se nuk do të dëgjonte kurrë se çfarë mendojnë të tjerët:

Nuk kanë rëndësi fare, sepse unë e di cila është e vërteta. E di kush është ai. Ai gjithashtu më njeh mua. Ne jemi të lumtur dhe nuk kemi ndërmend të lëmë të tjerët të vijnë e të na thonë se si është marrëdhënia jonë. Unë e di si është!”- tha këngëtarja.

Ka qenë modelja Zoe Gregory e cila shprehej se 43-vjeçari i kishte shkruar pafund mesazhe duke i kërkuar një marrëdhënie seksuale treshe dhe i kishte dërguar foto të turpshme.

Një tjetër akuzë për ARod vjen nga Jose Canseco, ish-lojtari i Yankess, i cili shprehet se e ka tradhëtuar JLO me ish-bashkëshorten e tij. Gjithsesi këto fjalë për Jennifer janë krejtësisht të pavërteta sepse ajo e di shumë mirë se si është i fejuari i saj.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background