Jennifer Lopez rrëfen zhgënjimin e madh: “U trishtova shumë!”

Written by on March 2, 2020

Jennifer Lopez rrëfeu të shtunën se ishte trishtuar kur nuk arriti të marrë një nominim në “Oscar” për filmin e saj më të fundit “Hustlers”. Ylli i pop-it 50-vjeçar luajti rolin e një striptisteje që tërhoqi shumë vëmendjen për performancën e saj virtuoze.

Ajo u shpreh se e priste nominimin nisur nga fjalët e mira që dëgjoi për performancën e vet dhe kur nuk ndodhi, iu duk sikur i zhgënjeu të gjithë.

“Isha e trishtuar, isha pak e trishtuar sepse kisha shumë shpresa për të. Kishte kaq shumë artikuj, mora kaq shumë urime të mira – më shumë se kurrë në karrierën time – dhe kishte shumë mendime të tipit: “Ajo do të kandidohet për ‘Oscar’, do të ndodhë, nëse nuk janë të çmendur’”, tha Jennifer.


Current track

Title

Artist

Background