Jennifer Lopez hapet për marrëdhënien e saj me Alex Rodriguez: “Ta kisha takuar më parë, nuk do ishim këtu…”

January 9, 2019

Jennifer Lopez ka dalë sëfundmi në një intervistë për revistën “Grazia”, ku ka folur jo vetëm për filmin e saj më të ri, “Second Act”, por dhe për jetën sentimentale. Ajo ka deklaruar se nuk do të kishte një “marrëdhënie të suksesshme” me partnerin e saj Alex Rodriguez nëse do të ishin lidhur kohë më parë.

”Nuk isha gati për marrëdhënie të shëndetshme, sepse kisha nevojë të isha e qetë psikologjikisht, të dija vlerat e vetes dhe të “luftoja” me pasiguritë e mia”- tha ajo për revistën e njohur. Kjo sepse ajo duhet të mësonte të donte veten fillimisht.

Ndërkohë, çifti i njohur është pranë përvjetorit të tyre të dytë dhe sikurse raportojnë mediat ata kanë vendosur të marrin një shtëpi më të madhe për familjen e tyre të përzier.

Alex ka dy fëmijë, Natasha dhe Ella, 14 dhe 10 vjeç ndërsa Jennifer ka binjakë nga martesa e saj me këngëtarin Marc Anthony, Max dhe Emme, të dy 10 vjeç.

Ndërkohë filmi i saj “Second Act” ka filluar të shfaqet në kinema dhe deri më tani ka korrur sukses të padiskutueshëm.

Rezultate imazhesh për jennifer lopez alex rodriguez


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background