Jennifer Aniston ‘Po, kam punuar në call center’

September 9, 2019

Jo çdokush e ka nisur me punën e ëndërruar. Edhe Vip-ave iu është dashur të bëjnë punë të ndryshme derisa kanë arritur më në fund statusin që kanë sot. Jennifer Aniston për shembull në një intervistë për kopertinën e InStyle ka pranuar se ka punuar si kamariere në fillimet e saj, madje për një kohë edhe në call center.

‘Ika nga shtëpia dhe provova të isha pjesë e 6 programeve televizive që shkuan keq. Kështu që më duhet të punoja duke pritur një mundësi të mirë si aktore. Kam punuar si kamariere por edhe në call center. Shisja produkte me telefon të Pocons, Pennsylvania. Ishte e tmerrshme. Nuk e kuptoja pse duhet të shqetësonim njerëzit në kohën e darkës. Në fakt unë nuk mund të shisja dot asgjë’ tha ylli i Hollywoodit për kopertinën e ’In Style’.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background