Ja si reagon Dafina për këngën e re të Tunës!

August 8, 2018

Tuna Sejdiu lançoi hitin e saj të ri, pas tre viteve pushimi. Kënga quhet “Chonga”, dhe sundohet nga ritme të forta verore.

Që Tuna do rikthehej fuqishëm, nuk na bënte përshtypje. Ajo që na ka habitur pak ka qenë reagimi I Dafina Zeqiri.

Siç dihet vajzat kanë pasur shoqëri të fortë, derisa u larguan për disa mosmarrveshje. Më pas kur Tuna lindi Trianin, ato u shfaqën në fotografi bashkë, duke na lenë të kuptojmë se janë bërë prapë shoqe.

Dhe sa ka nxjerrë klipin në Youtube, Dafina ka postuar këtë InstaStory:

dafina.jpg

“Tuna Sejdi me mikrofon përsëri”, ka shkruar Dafina teksa e ka shoqëruar shkrimin me emoj zjarri dhe duke i bërë thirrje ndjekësve të saj të dëgjojnë hitin më të fundit të mikeshës së saj.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background