Ja sa kushton të bësh një foto me Sylvester Stallone…

June 25, 2019

Sa do të shpenzonit për të takuar aktorin apo këngëtarin tuaj të preferuar dhe të bënit një foto me të? Me siguri jo 849 paund, vetëm nëse jeni shumë i pasur. Në fakt kjo është shuma që duhet të paguash nëse dëshiron të takosh Sylvester Stallone-n.

72 vjeçari është duke bërë një tur promovimi në Europë për filmin e ri “Rambo V: New Blood” dhe në këtë tur ka përfshirë disa takime, që i ka quajtur “eskperienca e një darke”. Ato do të jenë të organizuara në formën e darkave me kostum, me ushqim, pije dhe argëtime të tjera. Dëshironi të jeni i pranishëm në to? Epo duhet të prekni kursimet tuaja, pasi që të shkoni duhet të paguani goxha para, veçanërisht nëse doni një foto me aktorin.

Që të keni një foto profesionale premium me “Rockyn”, nga 10 që do të jenë gjithsej, duhet të paguani 849 paund, përveç biletës për të marrë pjesë në darkë që është diku tek 125 paund.

Por çfarë tjetër përfitoni nëse i paguani këto para? Epo, një varëse çelësash si kujtim nga darka, mund të takosh Stallone-n dhe të bësh një foto me të, një kopje e së cilës do të printohet dhe do t’ju jepet ju, ndërkohë që kopja tjetër do ju jepet dixhitale, në mënyrë që ta publikoni në Instagram. Por në fakt këto mund ti përfitoni për 495 paund. Po për paketën e plotë, e cila shkon 354 paund më shumë? Do të viheni më parë në rradhë për të bërë foton, Sylvester do ju jap një autograf me një stilolaps floriri dhe varësja juaj e çelësave do të jetë floriri.

Nëse nuk doni foto sigurisht, do mund ti bëni disa pyetje aktorit të njohur dhe do shijoni darken që do ju shërbehet. Megjithatë, fansat e tij nuk janenë dhe aq të kënaqur me këtë çmim, i cili sipas tyre është shumë i lartë. Madje njëri prej tyre tha se do ta blejë paketën, si një dhuratë e parakohshme Krishtlindjesh, por për Krishtlindjet e 2020, sepse aq i duhet të kursejë që ta paguajë.

Organizatorët e këtij lloj eventi, thonë se ato marrin gjithnjë vlerësime me 5 yje, prandaj çmimet janë “pak të kripura”. Nëse nuk jeni fans i Stallone-s, gati për të njejtin çmim mund të takoni Arnold Schwarzenegger ose Mel Gibson, por në vitet e ardhshme sepse për 2019-ën, biletat janë shitur të gjitha.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background