Ja Rule frymëzohet nga projekti i Capital T ?

September 20, 2019

Ditën e sotme Reperi Capital T do të mbajë koncertin e tij gjigant ‘Time Capsule’ në ‘Sheshin Nënë Tereza’, në Tiranë. ‘Time Capsule’ do të titullohet projekti për shkak të ‘udhëtimit në kohë’ që të gjithë do të bëjnë me këngët e Capital T që prej fillimeve të karrierës së tij.

Por duket se të njëjtën ide për një projekt me emrin ‘Time Capsule’ ka edhe reperi i njohur amerikan Ja Rule. Në fakt bëhet fjalë për një album për të cilin reperi është ende në punë e sipër. Ai ka publikuar një status në Instagram, ku shkruan ‘The Time Capsule project…’ duke mos dhënë shumë detaje për projektin në fjalë. Të jetë frymëzuar vallë nga ideja e Capital T?

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background