I refuzojnë vizën, këngëtarja shqiptare nuk performon në Londër për Ditën e Gruas…

March 5, 2019

Filloreta Raçi, ose siç njihet me emrin e artit, Fifi, më 8 mars në Ditën e Gruas supozohej të performonte në koncert në kryeqytetin britanik, Londër.

Por, këngëtarja nuk do të jetë para adhuruesve të saj pasi i është refuzuar viza drejt Britanisë së Madhe.

“Shqiptarët e mi të dashur në Londër. Me keqardhje dua t’ju lajmëroj që me 8 mars nuk do jem në Londër. Fatkeqësisht viza ime është refuzuar dhe unë nuk mund të vij këtë herë. Më vjen keq femra të bukura”- ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Së fundmi Fifi është duke punuar në këngë të reja pas sjelljes së hitit me McKreshën, “Psikopatja”, i cili deri më tani është shikuar mbi 18 milionë herë në YouTube.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background