Hersi Matmuja mendon se për në Eurovision,Arilenës t’i jepet një mundësi tjetër

April 7, 2020

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong disa vite më parë, këngëtarja Hersi Matmuja, ishte e ftuar pasditen e sotme, në një lidhje direkte nga shtëpia e saj në Vicenza, për emisionin “Vizioni i Pasdites”. Matmuja shprehu trishtimin për Arilena Arën, e cila mund të humbasë mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong, e ardhmja e të cilit ende nuk dihet.


“Në momentin qe mora vesh lajmin e hidhur, u trishtova për të gjithe dhe për Arilenën që është vajzë e re,një endërr Eurosong. Një gjë e jashtëzakonshme, impenjim i madh dhe anullohet. Mendoj se duhet t’i japin një mundësi tjetër Arilenës dhe të shkojë, siç do bëjnë vendet e tjera…”
Hersi zbuloi se ka plot 40 ditë e mbyllur, që prej datës 26 Shkurt që shënon dhe vizitën e saj të fundit në Shqipëri.
“Që në 26 shkurt u kthyem nga Shqipëria, për fat e bëmë atë udhëtim. Turnet që kisha, janë anulluar. Do lëvizja dhe në Europë,çdo gjë e mbyllur. Shpresojmë të hapen në shtator, se jemi pa punë.”
Sëbashku me Hersin, ishte dhe bashkëshorti i saj Italian, Jaccobo, i cili shprehu falenderimin ndaj Shqipërisë, për ndihmën me 30 mjekë që i dhuroi Italisë.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background