Hapeni rrugën goca, një këngëtare e re shqiptare po bën xhiro e botës!!

October 25, 2018

Listës së vajzave të talentuara që përfaqësojnë talentin shqiptar në botë do ti bashkohet dhe një tjetër këngëtare. Amanda Ava Koçi, me emrin e artit Ava Max, është artistja e rradhës që po bëhet çdo ditë e më e famshme, në Europë e jo vetëm.

E lindur në Wisconsin të Amerikës dhe me prindër shqiptarë të emigruar në Amerikë, 24 vjeçarja ka sjellë projektin e saj të parë në 2017, një bashkëpunim me Le Youth i titulluar “Clap your Hands”.

Një vit më vonë ajo debutoi me një projekt solo të prodhuar nga shtëpia e rëndësishme diskografike “Atlantic Records” dhe qe mbante emrin “My Way”. Projekti i dytë ishte një bashkëpunim me reperin me origjinë shqiptare Gashi, “Slippin” ndërsa kënga e saj më e famshme dhe më e dëgjuar është kënga e tretë e lançuar “Sweet But Psycho”. Kjo e fundit e renditi në vendet e para të listave në disa vende të Europës, sidomos në Suedi dhe tërhoqi vëmendjen e dj-it të njohur David Guetta i cili e bëri pjesë të albumit të tij. “Let it Be Me” quhet kënga e tyre e cila është dëgjuar masivisht këtë verë.

Vitet e fundit këngëtaret me origjinë shqiptare janë bërë pjesë e rëndësishme e industrisë ndërkombëtare të muzikës. Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha apo Era Istrefi kanë realizuar bashkëpunime me artistë shumë të njohur dhe hitet e tyre janë renditur mjaft mirë në të gjithë chartet muzikore botërore duke na bërë krenarë të gjithëve.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background