Halsey e konfirmon: “Kënga e fundit dedikim për G-Eazy…”

January 30, 2019

Kur Hasley publikoi hitin e saj të fundit “Without Me”, pas ndarjes me G-Eazy-n, të gjithë menduan se ishte një dedikim për reperin dhe kohën që çifti kaloi bashkë.

Ngjashmëria mes reperit dhe protagonistit në videoklipin e “Without me” e bindi me tepër publikun se kënga ishte dedikim.

Megjithatë, të gjitha këto mbeteshin teori të papranuar nga Halsey… deri tani. Më në fund autorja e këngës, Michelle Lhoqq, konfirmoi teoritë, dhe e përshkroi kështu proçesin e të menduarit të Hasley-t:

“Pas ndarjes me G-Eazyn, ajo ndjeu shumë presion sepse donte të shprehej publikisht. Hasley ka qenë shumë transparente me publikun për jetën e saj gjithmonë. Dhe si mund ta bënte këtë? A është zgjidhje të dalësh live dhe të flasësh për gjithçka? Apo duhet të shkruash në Tëitter? Më mirë është kur bën një këngë. Hasley gjithmonë ka thënë: mësimi më i mirë që kam marrë është të bëj art dhe jo tituj në media. Sepse është shumë e lehtë për shkak të mediave sociale që nga një muzikante të kthehesh në një personalitet.”

Këtë javë kënga “Without Me” është renditur në vendin e parë në klasifikimn Billboard. Dhe në tetor, kur fillimisht e nxorri në versionin audio ajo tha për këtë krijim se ishte kënga më e bukur që kishte shkruar ndonjëherë. Ndërkohë “Without Me” është kthyer në himnin e dashurisë së shkuar keq.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background