Habit Billie Eilish: Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar nga të dashurit

June 6, 2020

Është një ndër artistet më të suksesshme për momentin, por nga ana e saj personale nuk ecën kaq mirë sa ajo profesionale.

E kemi fjalën për Billie Eilish, e cila në një intervistë për “GQ”, ka treguar se nga të dashurit që ka patur nuk është ndjerë asnjëherë e dëshiruar.

18-vjeçarja u shpreh se gjithnjë ka patur probleme të mëdha me trupin e saj, që sipas saj shpesh është bërë shkak për mënyrën se si është trajtuar nga ish-të dashurit.

“Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar. Të dashurit që kam patur s’më kanë bërë kurrë të ndihem e tillë. Asnjëri prej tyre. Ka qenë shumë delikat fakti që s’jam ndjerë kurrë fizikisht e dëshiruar nga dikush në jetën time.”- u shpreh ylli i muzikës.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background