Grammy Awards 2019; Ish gruaja e parë e Amerikës përlot me prezencën e saj…

February 11, 2019

 

Michelle Obama përloti audiencën, ndërsa u bashkua me Lady Gagën, Jennifer Lopezin, Jada Pinkett dhe Alicia Keys në ‘The Grammys’

Prezenca e Michelles në këtë event ishte surprizë për të gjithë.

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, kishte veshur një kostum gri me xixa, pantallona të shkurtra dhe një rrip që mbështillte belin e saj.

Michelle Obama u mikprit nga Keys, Jennifer Lopez, Lady Gaga dhe Jada Pinkett Smith.

Fansat po bërtisnin dhe dërgonin puthje për Michellen, ndërsa ajo duke buzëqeshur u thotë: “Kemi një shfaqje për të bërë!”

Me gjithë performancat e yjeve, asnjë çast nuk mori më shumë duartrokitje, se ardhja surprizë e Michelles në këtë event.

Michelle tregoi si muzika e ka ndihmuar gjithmonë ta tregojë historinë e saj.

”Muzika gjithmonë më ka ndihmuar të tregoj historinë time dhe e di që kjo është e vërtetë për të gjithë këtu. Muzika na ndihmon të shprehim veten, dinjitetin dhe dhimbjet, shpresat e gëzimet tona. Na lejon të dëgjojmë njëri-tjetrin, ta ftojmë njëri-tjetrin. Muzika na tregon se gjithçka ka rëndësi … çdo histori brenda çdo zëri, çdo shënim brenda çdo kënge”,- tha Michelle.

 


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background