Golden Globes i çudirave/ Kush “duhet” të fitonte, dhe kush fitoi…

January 7, 2019

Golden Globes këtë vit ka çuditur gjithë opinionin publik, me ndarjen e çmimeve kryesore të natës. Në kategorinë “Aktorja me performancën më të mirë” pretendente për fitore ishte Lady Gaga, me rolin e saj në filmin “A star is Born” i dal këtë vit. Por këtë cmim e ka fituar aktorja Glenn Close, me rolin në filmin “The Wife”.

Kjo gjë ka shkaktuar shumë tension në Twitter, ku ndjekësit e këngëtares janë shprehur të revoltuar, dhe kanë thënë se kjo është e padrejtë.

Ata shprehin se performanca e Gaga-s në film ishte e veçantë, dhe çmimi që ajo mori për këngën “Shallow” ishte e ditur, pasi dihet botërisht që ajo është një këngëtare e mirë. Lady Gaga debutoi në botën e kinematografise me rolin e Ally, si një kamariere-këngëtare-kompozitore.

Rezultate imazhesh për golden globes lady gaga

Një tjetër çmim, i cili la fansat me gojëhapur, ishte ai kryesori “Best Picture”. Këtë çmim e fitoi filmi musical që bazohej në jetën e legjendës Freddie Mercury, “Bohemian Raphsody”, me në rol kryesor aktorin Rami Malek. Mbarë bota priste triumfimin e filmit “A Star Is Born”, i cili në Rotten Tomatoe ka marr 95% të vlerësimeve positive. Ndërkohë “Bohemian Raphsody” numëron vetëm 45% të vlerësimeve positive.

Rezultate imazhesh për golden globes bohemian rhapsody

 


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background