Gigi Hadid dhe Zayn Malik zyrtarisht sërish bashkë

January 13, 2020

Zayn e Gigi u ndanë për herë të fundit në nëntor të vitit 2018, por duket se kjo nuk ka zgjatur më shumë se një vit dhe tani të rinjtë janë sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Çifti i ribashkuar u panë të shtunën në mbrëmje në New York, ndërsa kishin dalë për të festuar ditëlindjen e Zayn i cili mbush 27 vjeç. Dyshja ishin në shoqërinë e motrës së Gigit, Bella Hadid dhe mamasë së tyre Yolanda Hadid.

Bashkë me ta ishte edhe Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare prej disa muajsh e dashura e djalit të familjes Hadid, Anwar Hadid.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background