Gigi D’Alessio dhe Anna Tatangelo konfirmojnë fundin e lidhjes në rrjetet sociale

March 6, 2020

Historia e dashurisë mes Gigi D’Alessio dhe Anna Tatangelos ka mbërritur në fund.

Lajmin e kanë dhënë dy këngëtarët në rrjetet sociale me një postim të gjatë ku theksojnë se nuk janë më bashkë prej kohësh dhe se e kishin provuar me çdo mënyrë për ta ruajtur marrëdhënien por nuk ia kishin dalë.

Çifti u nda edhe një herë në 2017, për t’u kthyer pastaj sërish bashkë disa muaj më pas. Marrëdhënia e tyre nisi në 2006 dhe ata janë prindër të një djali, Andreas.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background