‘Forbes’ publikon listën e më të pasurve në botë; ja kush e kryeson…

March 6, 2019

Për të dytin vit radhazi, Jeff Bezos kryeson listën e personave më të pasur në botë. Sipas revistës “Forbes” pasuria e themeluesit të Amazon është rritur me 19 miliard dollarë në një vit, duke arritur kështu në 131 miliardë dollarë.

Në vend të dytë renditet ‘babai’ i Microsoft, Bill Gates me 96.5 miliardë dollarë dhe në vend të tretë manjati amerikan, Warren Buffett me 82.5 miliardë dollarë.

Mark Zuckerberg administratori i Facebook-ut ka zbritur nga vendi i pestë që ishte vitin e kaluar në të tetin me 62.3 miliardë dollarë.

Michael Bloomberg, ish kryebashkiaku i New York është ngritur me dy vende dhe është në të nëntin me 55.5 miliardë dollarë.
Ndërsa në listën e miliarderëve të rinj poshtë 30 vjeç i pari është sipërmarrësi Gustav Magnar Witzoe 24 vjeç.

Ndërsa motra e Kim Kardashian, Kylie Jenner 21 vjeç është biznesmenia e parë miliardere me biznesin e saj të linjës së kozmetikës.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background