Flet miku i ngushtë i Lady Diana; kë donte më shumë princesha…

October 23, 2018

Dashuria e nënës është e padiskutueshme, dhe e ndarë në mënyrë të barabartë për të gjithë fëmijët ë saj. Kur bëhet fjalë për familje mbretërore është muhabet tjetër.

Një ndër gjërat më të rëndesishme për Princeshë Dianën padyshim ka qenë familja dhe ajo gjithmonë ka qenë një nënë e përkushtuar. Ajo bënte të pabërën për djemtë e saj, William dhe Harry. E pabëra në këtë rast janë rregullat e familjes mbretërore.

Miku i saj, gazetari Richard Kay, ka zbuluar sekretin miliona dollarësh. Do thoni ju, cili është ky sekret… kush ishte i preferuari i Lady D-së? Ai është shprehur se pavarësisht dashurisë së njëllojt, ajo ka ndjerë gjithmonë nevojën t`i tregojë Harry-t më shumë afeksion dhe ta trajtojë në një mënyrë pak më të veçantë.

“Ajo i adhuronte të dy djemtë, por e dinte që Williami do të ketë gjithmonë një vëmendje mjaft më të madhe sepse është mbreti i ardhshëm. Ndaj ndjente se duhet t`ia kompensonte pak Harry-t situatën duke i treguar edhe më shumë afeksion. Kështu mund ta “ ndreqte“ disi faktin që Ëilliami është në sytë e të gjithëve, ndërsa Harry mbetej në hije”, ka thënë ai.

Gjithashtu Kay ka shtuar se mbretëresha e ka shprehur gjithmonë që William ka qenë i preferuari i saj dhe Harry e trajtonte më ftohtë.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background