Filmi ‘Parasite’, fitues i Oscars, së shpejti edhe serial televiziv

February 13, 2020

Filmi “Parasite” që ishte edhe fituesi i madh në çmimet Oscar këtë vit,  mund të realizohet në seri televizive nga kanali HBO. Regjisori koreano-jugor, Bong po bashkëpunon me regjisorin amerikan, Adam McKay, për realizimin e pesë ose gjashtë episodeve të serialit televiziv dhe aktori Mark Ruffalo po konsiderohet si aktori favorit për njërin nga rolet protagoniste në këtë projekt. Bong ka treguar së fundmi se ka pasur shumë ide për ta realizuar një seri televizive të bazuar në këtë histori. Xhirimet për serinë “Parasite” pritet të fillojnë në vitin 2021.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background