Filmi ikonik ‘Bashkë me erën’ mbush 80 vjeç

December 19, 2019

“Bashkë me erën”, mbush 80 vjeç. Filmi ikonik me Klark Gable dhe Vivien Leigh, u shfaq për të parën herë më 15 dhjetor 1939 në Atalanta. Nisja e xhirimeve për filmin, u vonua në fakt për thuajse dy vjet, mbi të gjitha për shkak të mosgjetjes së një aktoreje të përshtatshme për rolin e Rossella O’harës; Para se të zgjidhej Vivien Leigh, u provuan më shumë se 1400 aktore.

Filmi fitoi gjithsesi 10 çmime Oskar, mes të cilëve ai si filmi më i mirë, regjisori më i mirë, skenografia më e mirë, aktorja më e mirë protagoniste dhe ajo jo protagoniste etj. Në atë kohë, marrja e kaq shumë statujave, ishte një rekord që rezistoi deri në 1959 kur Ben Hur fitoi 11 çmime oskar.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background