Fansat e “kryqëzojnë”; Lady Gaga fshin këngën me R. Kelly…

January 11, 2019

Lady Gaga para pak javësh bëri bujë botërore me debutimin në kinematografi me filmin “A Star Is Born”. Por buja mediatike nuk mbaron me kaq për artisten amerikane. Ajo është akuzuar nga fansat pasi ka kryer një produksion në bashkëpunim me këngëtarin R. Kelly. Mbi këtë të fundit peshojnë një sërë akuzash për abuzim seksual.

“Akuzat kundër R Kelly janë absolutisht të tmerrshme” – shkroi Gaga në një deklaratë të mërkurën, duke kërkuar falje për këngën e vitit 2013, “Do What you Want”, që e solli në bashkëpunim me reperin.

“Si viktimë e sulmeve seksuale, e bëra këngën dhe videon në një periudhë të errët të jetës sime. Qëllimi im ishte të sillja diçka jashtëzakonisht sfiduese dhe provokuese, sepse isha e zemëruar dhe ende nuk e kisha kaluar traumën që ndodhi në jetën time”- u shpreh ajo.

Situata është teje e rënduar pasi në kinema doli dokumentari “Surviving R. Kelly” ku të gjitha femrat e abuzuara nga këngëtarin flasin me detaje mbi abuzimet. Gjithashtu është bërë e ditur se momentalisht në shtëpinë private të R. Kelly-t jetojnë tre femra të cilat janë skllavet e tij seksuale.

Gaga tha se mbështet të gjitha gratë që kanë folur në dokumentarin e “Surviving R Kelly” dhe se zërat e tyre duhet të dëgjohen dhe të merren seriozisht. Gratë që u shfaqën në dokumentar kritikojnë edhe këngëtaren për bashkëpunimin me të akuzuarin dhe për videon provokuese.
Ajo tha do ta heqë këngën nga iTunes dhe platformat e tjera, si dhe nuk do të punojë kurrë me R Kelly.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background