Evi Reci: “I këndoj një vajze që në Shqipëri njihet…”

January 11, 2019

Evi Reçi ka disa kohë që i ka munguar skenës shqiptare për shkak të angazhimit të saj si gazetare në shtetin Italian. Së fundmi, ajo foli për një nga emisionet shqiptare si e ftuara e ditës, ku tregoi se tashmë do të rikthehet me një projekt muzikor të ri.

Përveç faktit që kemi kohë pa dëgjuar muzikë të bukur nga Evi Reçi, risia qëndron te fakti se kënga është dedikim për një vajzë të njohur shqiptare.

“Një projekt i ri që do të vijë, do të ketë shumë ritëm. I këndoj një vajze që në Shqipëri njihet”- rrëfeu ndër të tjera këngëtarja.

Të jetë dedikim dashurie për një vajzë? Apo thjesht mënyrë vlerësimi nga ana e saj për të famshmen shqiptare? Së shpejt Evi do të tregoj datën e publikimit, deri atëherë ne po presim me sy e veshë.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background