Eurovision Song Contest 2019/ Një kosovare përfaqëson Serbinë!

March 5, 2019

Festivali “Beozivija 2019”, i zhvilluar në Serbi”, ka zgjedhur edhe këtë vit përfaqësusesin për në Eurovision Song Contest 2019. Pas një gare të fortë dhe një votimi surprizë, fitueses është shpallur Nevena Bozovic, këngëtarja nga Kosova, me këngën “Kruna” që në shqip përkthehet “Kurora”.

Vendlindja e artistes mendohet të jetë shkaku që ajo u votua me pikë maksimale nga juria në “Beozivija 2019”. Ndërkohë publiku e nxorri të tretën, me shumë pak vota.

Nevena Bozovic është artisja 24 vjeçare e cila ka lindur dhe ka jetuar për disa vitë në Mitrovicë, derisa vazhdoi studimet në shkollën e muzikës në Beograd. Edhe pse në moshë të re, ajo është një emër i njohur për muzikën në Serbi, pasi ka qenë pjesmarrëse në disa talent-show si “The Voice”, por gjithashtu karriera e saj ka qenë e lidhur ngushtë me Eurovizion-in. Në vitin 2013 ajo përfaqësoi vendin e Ballkanit si pjesë e grupit “Moje 3” me këngën “Ljubav Je Suda”. Ata nuk arritën të kualifikoheshin në finale në atë edicion gjithsesi. Ndërkohë në 2015-ën Nevena ishe pjesë e jurisë që dërgonte këngën e Serbisë në Eurovision.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background