“Ethet” e Spice Girls kanë prekur botën; zbulohen dy datat e reja të turit…
November 14, 2018
Ribashkimi i Spice Girls po del më i bujshëm se ç’pritej. Vajzat kane lajmëruar dhe 6 data të reja koncertesh, pjesë e turit të tyre të ribashkimit, në mënyrë që të plotesojnë kërkesën e fansave.
Por katër nga ato data kanë ikur pas blerjes totale të biletave, nga admiruesit e bandës, të cilit kishin kohë që e prisnin këtë moment.
Të gjithë Anglinë e kanë kapur “ethet” e Spice Girls. Emma Bunton, Geri Halliwell, Melanie Chisholm (Mel C) dhe Melanie Brown (Mel B) do të performojnë në dy data të tjera në Londër dhe Manchester.
Spice Girl do të dalin në skenë si katër performuese, pa Victoria Beckham, kur të nisin turin vitin tjetër.
Datat e shtuara janë 29 dhe 31 May në Manchester dhe 13 dhe 14 Qershor në Wembley.