Ermal Meta: “Realizova ëndrrën time më të madhe…”

March 6, 2019

Mbrëmjen e djeshme këngëtari i njohur Ermal Meta ka zhvilluar një intervistë për “Tirana Post” me gazetaren Iva Tiço, ku ka treguar më shumë për jetën e tij artistike dhe jo vetëm.

Historia e Ermal Metës me muzikën nis para rrugëtimit të tij në Itali, që do të thotë para moshës 12-vjeçare. Çdo gjë që ka mësuar sot këngëtari i njohur shqiptar i ka falë vullnetit të tij, pa shkollë dhe pa kurse.  Meta rrëfeu se viti i vetëm në shkollën e muzikës ishte gjatë kohës kur jetonte në Fier.

“Mbaj mend vetëm atë shkopin e gjatë që kishte mësuesja e pianos dhe godiste tek duart. Në Itali pastaj nuk kam bërë shkollë muzike. Pianon e vazhdova vetë, edhe kitarën gjithashtu.

Ka shumë njerëz që kanë studiuar vetë. Mjafton ta kesh pasion. Mamaja ime bleu një tastirë për motrën, se donte që ajo të bëhej violiniste. Por motrës nuk i interesonte fare violina dhe ajo mendoi se mund t’i interesonte pianoja, ndaj dhe bleu një tastirë të vogël. Atë tastirën brenda dy ditësh e mora unë. I thashë është OK. Lere ti se është puna ime kjo”.- u shpreh këngëtari.

Edhe SanRemo ka qenë në ëndrrat e tij të mëdha dhe ja ku është, 5 herë pjesëmarrës e në fund fitues.

“Kam qenë herën e parë në vitin 2006 dhe luaja në kitarë në një grup, nuk këndoja. Herën e dytë kam qenë në vitin 2010. Isha këngëtar i një grupi. Herën e tretë kam vajtur në vitin 2016, konkurroja në kategorinë e të rinjve. Herën e katërt në 2017, në kategorinë “Kampioni”. Atje mora vendin e tretë dhe fitova çmimin e kritikës. Herën e fundit, që ka qenë hera e pestë, në 2018, ku fitova festivalin me Fabrizio Moro. Të them të drejtën kam qenë edhe këtë herën e fundit fare, se më ftoi Simone Cristicchi, që është shoku im. Kemi shumë vite që njihemi. E kam njohur herën e parë që kam vajtur në SanRemo dhe atë vit ishte hera e parë edhe për atë. Nuk e mbaj mend se çfarë kënge solli atë vit, ndërsa vitin tjetër fitoi festivalin. Edhe kemi ngelur shokë që atëherë”,rrëfeu Ermali.

Por edhe pse bën vetë muzikë që të tjerët të argëtohen, të përjetojnë emocione nga kënga e tij, vetë Ermali nuk është edhe aq tip club-esh.

Ai tregoi madje se në një prej rasteve kur iu desh të hynte në një diskotekë, e bëri se ishte i detyruar:

Kam vajtur dy herë. Njëherë ishte ditëlindja e shokut tim më të mirë që kisha atëherë dhe herën e dytë, vajta dhe mora motrën, ishte vonuar dhe vajta e mora dhe e çova në shtëpi. Dy herë në diskotekë”.- tha ai. 


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background