Ermal Meta, pjesë e Sanremo-s, me një krijim të veçantë

February 7, 2020

Edhe pse jo në garë kantautori shqiptar Ermal Meta nuk ka munguar të lë gjurmën e tij artistike dhe në këtë edicion të ’70 të Festivalit të Muzikës Italiane Sanremo 2020. Nën autorësinë e tij, ai solli këtë herë një këngë dedikuar femrës, një frymëzim nga një histori e vërtetë. Bëhet fjalë  për historinë e Gessica Notaro, ish Miss Romagna dhe një nga pjesëmarrëset e Miss Italia 2007 e cila sot 31 vjeç, përpiqet të fshehë plagët që ish i dashuri i shkaktoi  duke i hedhur acid në fytyrë. E gjithë kjo pasi nuk mund ta pranonte vendimin e Gessicas për t’u ndarë.  Kantautori shqiptar e rrëfeu me art, historinë dramatike të Gessicas, e së bashku me një tjetër kantautor italian Antonio Maggio realizuan këngën “La faccia e il cuore” (Fytyra e zemra) të cilën e këndoi vetë Gessica që ka një zë të mtekullueshëm, e të këndoëj është një nga pasionet e saj.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background