Ermal Mamaqi nis xhirimet e filmit të ri/ Zbulon protagonisten…

August 1, 2019

Kjo verë i ka gjetur personazhet shqiptarë duke punuar për projekte të reja. Njëri prej tyre është Ermal Mamaqi që ka lajmëruar së fundmi se kanë filluar xhirimet e filmit të ri. Ai nuk ka zbuluar detaje të tjera, përveç faktit që pritet të jetë një film komedi.

Por burime ekskluzive pranë Blitz.al kanë zbuluar aktoren e parë protagoniste të këtij filmi: Enca!

Po, po e dëgjuat saktë. Këngëtaren tuaj të preferuar tashmë do ta shihni për herë të parë edhe si aktore. Në klipet e saj muzikore, e kemi dalluar shpesh prezencën dhe aftësitë e saj për t’u përshtatur në rol: rikujtojmë fabulën e “Dua”. Mesa duket, Enca ka vendosur të hedhë hapin e radhës në karrierë dhe presim të na zbulojë më tepër për personazhin e saj

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background