Ermal Mamaqi bashkon “The SHBLSH” në projektin e tij të rradhës?!

July 22, 2019

Padyshim që “The SHBLSH” është një nga grupet e humorit që mbahet mend ende nga publiku shqiptar për të qeshurat që i kanë dhuruar ndër vite, sidomos në Portokalli. Gentian Zenelaj, Ermal Mamaqi dhe Julian Deda ishin 3 pjestarët e grupit, rrugët e të cilëve më vonë u ndanë në projekte vetjake.

Gjithsesi, Ermali duket se e ka në plan një rikthim të “SHBLSH”, në filimin e rradhës që ka në mend të realizojë. Ose të paktën kështu duket nga postimi i fundit i moderatorit/aktorit në Instagram, ku bashkangjitur me një foto të disa viteve më parë të 3 çunave bashkë, ai shkruan:

Po sikur të vijë një film me kta 3 çunat? A thu kishe shku me e pa në kinema?

Tani nuk e dimë nëse ka një plan konkret të SHBLSH-ave për të qenë pjesë e një filmi, apo kjo është një manovër që Ermali po bën për të shtuar zhurmën rreth projektit të tij të rradhës, që meqë ra fjala shërbeu dhe si shkak për një “thumb” të vogël nga Bes Kallaku. Dhe meqë Besi po mbledh gjithë showbizin shqiptar në filmin e tij, Ermalit i duhej një “kundërpërgjigje” e fortë dhe patjetër që një film me protagonsitë pjestarët e grupit të njohur të humorit do të ishte e tillë.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background