Ermal Fejzullahu premton ndërtimin e shtëpisë për 2 vëllezërit kosovarë që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri

December 4, 2019

Ndër ata që tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri u mori jetën, ishin edhe dy djemtë kosovarë të familjes Abazi nga Gjilani.

Isa Abazi 29 vjeçar dhe Shemsedin Abazi 32 vjeçar ishin dy vëllezërit nga Gjilani të cilët udhëtonin në Durrës për punë dhe po qëndronin në një hotel që u shemb.

Në shumën prej 100,00 euro që Ermali ka arritur të mbledhë dhe të dhurojë për familjet e prekura nga tërmeti ai gjithashtu ka konfirmuar se do të kujdeset personalisht të ndërtojë edhe një shtëpi për këtë familje të cilës disa vite më parë i ishte shuar edhe një djalë.

Po ashtu edhe reperja Tayna në një telefonatë direkte në emisionin NIN me Alaudin Hamitin bëri thirrje që të ndihmojmë këtë familje dhe u shpreh se të ardhurat nga koncerti i saj i ardhshëm do të shkonin për familjen Abazi.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background