Era Istrefi së shpejti me “BOOM”-in e rradhës…

February 5, 2019

Aktualisht Era Istrefi është duke u përgatitur për këngën e re, dhe për këtë arsye ka udhëtuar drejt SHBA-së. Këngëtarja ndodhet në Los Angeles për të xhiruar videon e këngës “Selfish”, të cilin do ta sjell në bashkëpunim me Dj e njohur grek, Dimitri Vegas dhe Like Mike.

Për të lajmëruar se kënga do të vij shumë shpejt, Era ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku duket se është pjesë e klipit teksa shihet në një skenë gjigante.

“Selfish po vjen së shpejti”, ka shkruar bukuroshja në rrjetet sociale duke mos dhënë më shumë detaje. Gjithashtu Era është në finalizim e sipër të një dueti me motrën, Norën, bashkëpunim që do të jetë së shpejti para fansave.

 

View this post on Instagram

 

Selfish with @dimitrivegasandlikemike is coming soon 💥💥💥

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Viti 2018 ka qenë mjaft i suksesshëm për Era Istrefin. Këngëtarja e njohur ka pasur shumë koncertë dhe ka nxjerrë në treg hite të reja.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background