Enrique Iglesias humb njeriun e afërt nga koronavirusi
March 27, 2020
Këngëtari i njohur Enrique Iglesias ka ndarë me të gjithë fansat një lajm të trishtë. Përmes një postimi në “Instagram” ai ka njoftuar se njerku i tij, Carlos Falco ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.
Ai ka qenë një biznesmën shumë i njohur në Spanjë dhe në moshën 83 vjeç nuk mundi të përballonte sfidën me koronavirusin. Për shkak të moshës së thyer, pneumonia që i shkaktoi COVID-19 i mori jetën.