Eneda Tarifa rikthehet pas 11 vitesh në “Kënga Magjike”

November 12, 2019

Eneda Tarifa, është rikthyer pas 11 vitesh në festivalin “Kënga Magjike”, si pasojë e disa mospajtimeve që ka pasur në të kaluarën, gjëra këto tejet të shpeshta në gara të tilla.

Për herë të fundit në këtë kompeticion, këngëtarja u shfaq në vitin 2008 ku mori pjesë me këngën “Zëri Im” dhe fituese u shpall Jonida Maliqi me “Njëri nga ata”.

këtë vit Eneda merr pjesë me këngën ‘Ma zgjat dorën’, e gjitha një produksion i Flori Mumajesit.

Këngëtarja shquhet për zërin e veçantë dhe deri më tani ka qenë 3 herë pjesëmarëse në “Kënga Magjike” që prej vitit 2001 me këngën që kthye në hit. Ajo konkurroi gjithashtu në “Kënga Magjike 2006”, ku fitoi “Çmimin Çesk Zadeja” dhe në vitin 2008 u vlerësua me çmimin “Fun Tune”.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background