Ende pa u shuar jehona e ‘Joker’, Warner Bross bëhet gati të sjellë vazhdimin e tij

November 21, 2019

‘Joker‘ mund të rikthehet sërish nga Warner Bross. Sipas Hollywood reporter, regjisori i filmit, Todd Philips, është në bisedime për të sjellë vazhdimin e filmit i cili pritet të ketë sërish si protagonist, aktorin Joaquin Phoenix.

Edhe më parë produksioni ishte shprehur i hapur për të sjellë një vazhdim të filmit kaq shumë të diskutuar. ‘Joker’ është cilësuar si filmi më fitimprurës komik ndonjëherë ku vetëm fundjavën e kaluar arkëtoi mbi 1 miliard të ardhura nga shitja e biletave në të gjithë botën, duke u bërë filmi i parë që arrin këto rekorde.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background