Eminem mban anën e Chris Brown, “Do ta zhdëpja dhe unë një k**vë”

November 6, 2019

Kanë  kaluar 10 vite nga sulmi brutal i Chris Brown ndaj Rihannës në mbrëmjen e çmimeve Grammy në 2009-ën, por askush nuk e ka harruar. Madje, Eminem e ka rikthyer sërish në vëmendje përmes një audioje të zbuluar së fundmi ku reperi mban anën e Chris, dhe thotë: “Sigurisht që do të mbaja anën e Chris Brown, edhe unë do ta zhdëpja një k**vë”.

Sipas “Insider”, regjistrimi 7 sekondësh i publikuar në rrjetin “Reddit” me titullin “(SNIPPET) Eminem – Things Get Worse (Rihanna Diss)”, besohet të jetë pjesë e një versioni të palançuar të këngës së B.o.B, të vitit 2011 “Things Get Worse.” Kujtojmë që Eminem dhe Rihanna kanë edhe dy bashkëpunime bashkë, me këngët ‘Love The Way You Lie’ në 2010 dhe ‘The Monster’ në 2013.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background