Elvana Gjata rikthehet me “Tavolina e Mërzisë”!

February 27, 2019

Jeni gati për rikthimin e fuqishëm të Elvana Gjatës?

Këngëtarja Elvana Gjata sapo ka publikuar këngën e saj më të fundit të titulluar “Tavolina e Mërzisë”. Le të flasim pak për look-un e saj në këtë këngë.

Elvana si pothuajse gjithmonë, vendos që talentin e saj ta shpërfaqë vetëm e vetëm përmes zërit. Në klipin në fjalë ajo shfaqet mjaft e thjeshtë, e veshur me xhins, me grim të lehtë dhe me flokët në “habitatin e tyre natyral!”

Kënga titullohet “Tavolina e mërzisë” dhe këngëtarja në një moment afër fundit të klipit shfaqet me lot në sy.  Këto janë disa nga vargjet:

“Jam atje

Ku u theva keq

Nga lista e të gjallëve

Ku ti më ke heq

Jam me troshat e dashnisë

Në tavolinën e mërzisë!”

Klipi është kompozuar nga Armend Rexhepagiqi në bashkëpunim me Darko Dimitrov, ndërsa tekstshkruesja është Aida Baraku.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background