Eleni Foureira së shpejti një SUPER bashkëpunim me reperin e njohur amerikan…

April 4, 2019

Eleni Foureira ka qenë ndër këngëtaret më të suksesshme të  vitit që lamë pas. “Fuego” kënga me të cilën ajo konkurroi në Eurovizion i dha Elenit një famë në të gjithë Europën.

Thuajse pareshtur gjatë gjithë kësaj kohe që prej majit të vitit të kaluar, këngëtarja ka shëtitur nëpër botë duke kënduar hitin e saj.

Suksesi i saj duket se nuk ka të ndalur pasi tanimë Eleni nuk do të mjaftohet me Europën por do të “pushtojë” botën.

Së fundmi  mediat greke kanë bërë të ditur se këngëtarja me origjinë shqiptare do të vijë në një bashkëpunim me Snoop Dogg, një nga emrat më të mirë të muzikës hip-hop.

Kënga titullohet “Sirens” dhe do të jetë një “remake” i këngës legjendare të Eurythmics Sweet Dreams (Are Made of This).

Bashkëpunimi do të publikohet ditën e premte, por pak më parë ka dalë një pjesë shumë e shkurtër nga xhirimet e klipit.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background