Edhe tenori, Placido Domingo, i prekur nga Covid-19

Written by on March 23, 2020

Tenori i famshëm, Placido Domingo, ka njoftuar pasditen e së dielës se ka dalë pozitiv me koronavirus. Me anë të një postimi në Facebook, artisti i madh spanjoll tha se e ndjente “detyrim moral” që të ndante këtë lajm me publikun dhe shtoi se së bashku me familjen e tij po qëndron në izolim.

Domingo sqaron në postim se vendosi ta kryente testin pasi kishte temperaturë dhe kollë. Në fund, tenori u kërkoi të gjithë njerëzve që të ndjekin rregullat e vendosura nga autoritetet.


Current track

Title

Artist

Background