Edhe aktorja e ‘Frozen’ pozitive me COVID-19

March 18, 2020

Rachel Matthews, aktorja e “Frozen 2”, në rolin e Honeymaren ka treguar se prej një javë ndodhet në vetizolim për shkak se ka rezultuar pozitive me COVID-19.

“Hej miq, u testova dhe dola pozitive për COVID-19 dhe kam një javë në karantinë. Nuk di se cili do jetë hapi im i radhës, por padyshim që do mbetem në karantinë derisa të më thuhet si të veproj ndryshe. Pushoni, puni shumë lëngje dhe qëndroni të vetëkarantinuar”, shkruan Rachel.

Rachel nuk është e vetmja personazh i njohur i infektuar. Idris Elba, Tom Hanks dhe bashkëshortja Rita Wilson, Kristofer Hivju, Matthew Deane Chanthavanij, Nicola Porra, Giuliana De Sio dhe Olga Kurylenko.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background