Ed Sheeran me album të ri në Korrik!

May 24, 2019

Me një mesazh në Instagram, Ed Sheeran ka njoftuar për albumin e tij të ri.

Titullohet ‘No6 Collaborations Project’ dhe përmban shumë këngë me artistët me të cilët ka bashkëpunuar’, siç shpjegon vetë ai. Albumi do të dalë në 12 korrik dhe në të do të jetë edhe kënga me Justin Bieber, ‘I don’t care’, që është publikuar tashmë. Ylli i pop-it do të jetë në koncert në Itali në tre data në qershor, në 14 në Firence, 16 në Romë dhe 19 në Milano.

Një këngë e dytë e titulluar ‘Cross Me’, me Chance The Rapper dhe PnB Rock do të dalë të premten në 24 maj. Sheeran ka postuar edhe një tracklist të kompletuar të albumit, por pa zbuluar emrat e artistëve të tjerë me të cilët bashkëpunon, përvec atyre të dy këngëve. ‘Përpara se të firmosja kontratën time të parë në 2011, realizova një Ep të titulluar Nr.5 Collaborations Project.

Që prej atëherë gjithmonë kam dëshiruar të bëj një tjetër, kështu që fillova të shkruaj Nr 6. Jam një fans i madh i të gjithë artistëve me të cilët kam bashkëpunuar dhe është shumë zbavitëse të punoj me ta’, ka shkruar këngëtari në profilin e tij social, teksa tregonte për albumin e ri. Disku i fundit ka dalë në mars të 2017 dhe me të ai fitoi Grammy si Best Pop Vocal Album.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background