Dua Lipa në listën e këngëve më të dëgjuara në SHBA

Written by on March 11, 2020

Dua Lipa vazhdon të rrisë numrin e sukseseve të saj çdo ditë e më shumë. Ylli shqiptar së fundmi ka arritur të zërë vend sërish në top 10-shen e listave amerikane. 24-vjeçarja është renditur e pesta në top-listën prestigjioze të Billboard, “Hot 100’, me projektin “Don’t Start Noë”.

Kjo renditje bazohet në shitjet, transmetimin në radio dhe internet në Shtetet e Bashkuara. Ajo gjithashtu ka arritur që të hyjë në top 10 të Billboard Hot 100 në vitin 2018 me hitin “Neë Rules”. Kënga “Don’t Start Noë” u linçua më 1 nëntor dhe është pjesë e albumit “Future Nostalgia”, i cili i plotë pritet të publikohet më 3 prill.


Current track

Title

Artist

Background