Dua Lipa me koleksion të ri për ‘Pepe Jeans’

March 3, 2020

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka lançuar koleksionin e ri “pranverë/verë 2020”, të bashkëpunimit të suksesshëm me markën e njohur të veshjeve, “Pepe Jeans”.

Lajmin këngëtarja e ndau fansat në rrjetet sociale, duke  publikuar disa foto nga fushata reklamuese si dhe një video ku ajo shihet duke kënduar e vallëzuar teksa ndërron veshje të koleksionit të ri.

Nëse në koleksionet e kaluara #DUAFORPEPE veshjet ishin më glamur dhe për mbrëmje, koleksioni i ri përbëhet më shumë nga bluza, pantallona dhe fustane me ngjyra të lehta, të përshtatshme për veshje të përditshme dhe për stinët e pranverës dhe verës.

Koleksioni tashmë ka dalë në shitje, dhe gjithë të interesuarit mund t’i bëjnë porositë e tyre.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background