Dua Lipa kundër kryeministrit britanik Boris Johnson…

August 30, 2019

Dua Lipa është nga këngëtaret mjaft të dashura shqiptare që ka bërë karrierën e saj në SHBA. Dua Lipa, nuk është e njohur vetëm si një artiste e suksesshme, por edhe për opinionet e saj lidhur me politikën.

Gjatë një interviste për “CNN” një vit më parë, ajo foli rreth Brex-it. Dua u shpreh se fakti që ishte nga Kosova, ndikonte në vlerësimin e saj për BE-në.

Dua Brexit

Këngëtarja tregoi asokohe se ishte kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Sërish së fundmi Dua Lipa ka reaguar për situatën politike të vendit, duke i dalë kundër Kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson.

Ai ka vendosur ta shpërndajë parlamentin në prag të Brex-it dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Duas, e cila i ka dalë publikisht kundër me një postim në Instastory. Këngëtarja ka publikuar foton e Johnson-it si shkatërruesi i demokracisë në vend.

Të shumtë janë qytetarët që kanë dalë në rrugë për të protestuar për vendimin e Johnson-it dhe Dua ia bëri të ditur të gjithëve qëndrimin e saj në këtë kauzë, duke mbështetur protestuesit.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background