Dua Lipa i zë vendin Ariana Grandes; ja ku do e shohim së shpejti!

February 7, 2019

Në mediat ndërkombëtare është shkruajtur se Ariana Grande nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, dhe madje nuk do të performojë mbrëmjen e së dielës, pas një ofendimi që ka marrë nga producentët.

Por vendin e saj e ka zënë tashmë dikush tjetër. Bëhet fjalë pikërisht për Dua Lipën e cila ka bërë një postim në Instagram, ku tregon se të dielën do të ngjitet në skenën e “Grammy Awards”.

“E fundit para se t’ju bombardoj me çmenduritë e javës së Grammy! A ju thashë që do të performojë këtë të dielë në Grammy Awards?”- ka shkruajtur Dua Lipa.

Ndjekësit kanë komentuar menjëherë se po e presin me padurim këtë mbrëmje, ku këngëtarja me origjinë shqiptare jo vetëm do të këndojë, por do të “luftojë” që të rrëmbejë çmimin si “Artistja e re më e mirë” për vitin 2018.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background