Dua Lipa dhe Anwar Hadid zyrtarisht në një lidhje!

June 25, 2019

Duket sa tashmë nuk ka më vend për dyshime. Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë në një lidhje sëbashku.

Një javë më parë, burime për “Prive.al” bënë të ditur se Dua dhe vëlllai i motrave të njohura Hadid ishin në fillimet e një romance por nuk kishte asnjë foto apo video që të vërtetonte diçka të tillë, përveç faktit se ata ndiqnn njëri-tjetrin në Instagram.

Iconstyle.al  ka mundur të sigurojë një video ku artistja shqiptare shihet në një festë private për ditëlindjen e Anwar në Los Angeles, fare pranë tij.

Në videon e publikuar, Dua shfaqet pranë modelit, duke i drejtuar atij tortën e ditëlindjes, ndërkohë që miq e të afërm qëndrojnë rreth tij duke kënduar këngën e ditëlindjes.

Nga ana tjetër, mediat e huaja raportojnë se dyshja së fundmi është parë së bashku edhe në një muze në Malibu, duke përforcuar edhe më shumë zërat për një romancë mes tyre.

Kjo lidhje e re për artisten vjen vetëm pak pas ndarjes së saj nga modeli dhe kuzhinieri Isaac Carew, me të cilin ajo ka pasur një lidhje disa vjeçare me ndarje e pajtime mes tyre.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background