Dua Lipa arrin një tjetër rekord në muzikë!

Written by on April 10, 2020

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka thyer një tjetër rekord.

Ajo bëhet shqiptarja e parë, albumi i së cilës arrin të ngjitet në majë të klasifikimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë gjë e bëri të ditur vet këngëtarja me origjinë nga Kosova, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.


“Wow, albumi numër një në qytetin tim të lindjes dhe tri këngë në Top 10! Faleminderit Mbretëria e Bashkuar + e katërta në Top 5 në Sh.B.A. Unë nuk mund t’iu besoj syve të mi! Faleminderit një milion herë që e bëtë këtë të ndodhë! Aq surreale ta shkruash edhe këtë! Me gjithë dashurinë time, gjithmonë”, ka shkruar Lipa në Instagram.


Current track

Title

Artist

Background