Dramat nuk kanë fund për Kim dhe Kanye gjatë premierës së “The Cher Show”…

December 4, 2018

Kim dhe Kanye ishin ndër të ftuarit e nderit në natën hapëse të “The Cher Show” këtë të hënë, një musical në nder të ikonës Cher. Si gjithmon çifti nuk kaloi pa u vënë re, por në fakt hapën shumë agrumente mes performuesve dhe fansave.

Për fatin e saj të keq (ose të mirë), Kim pësoi një keqfunksionim të veshjes. Të shkretës ju prish fustani dhe i doli pjesa anësore e gjoksit. Fustani ishte fantastik, i tregonte format perfekte, në një ngjyrë të argjendtë.

Kim u mundua të mbante copën që mos t’i binte, dhe me ndihmën e asistentëve ja arriti të shpëtonte nga një situatë e keqe.

Por dramat nuk mbarojnë këtu, teksa Kanye u sulmua nga gjithë publiku për sjelljen gjatë performances, pasi qëndroi gjatë gjithë kohës me sytë te telefoni.

Aktori i Broadway, Jarrod Spector, i cili luante rolin e Sonny Bono në “The Cher Show” i dedikoj një postim në Twitter Kanye-s:

“Hey @kanyewest më bëhet qejfi që je këtu në @TheCherShow! Nëse i heq sytë nga telefoni do shohësh që jemi duke dhënë një shfaqje këtu. Është nata e premierës. Gjë e rëndësishme për në. Faleminderit shumë.” tha performuesi 37 vjeçar gjithë ironi.

Ndërkohë Kanye nuk vonoi, dhe kërkoi falje publike – në Twitter gjithashtu – për mungesën e etikës, si dhe përgëzoi të gjithë stafin realizues të shfaqjes madhështore.

Sa javë të vështirë paska pasur çifti West-Kardashian.

 


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background