Drake zbulon për herë të parë imazhin e djalit të tij 2-vjeçar

Written by on March 31, 2020

Drake ka ndarë me fansat e tij foton e parë të djalit të tij 2-vjeçar, Adonis Graham.

Reperi 33 vjeçar, i cili e kishte mbajtur të birin jashtë kamerave dhe syrit publik, postoi një seri fotosh të tij me vogëlushin dhe nënën e tij, modelen Sophie Brussaux.

Bjond me flokët kaçurrela dhe sytë bojëqielli, Adonis është një vogëlush simpatik që nuk duket se ka marrë shumë nga babai.

Ishte reperi Pusha T ai që muaj më parë foli për “fëmijën e fshehur” të Drake duke i kërkuar atij ta bëjë publike që është bërë baba. Kur kjo gjë u bë publike, Drake foli për marrëdhënien e tij me Sophie, për të cilën tha se ishin takuar vetëm dy herë para se të kryenin marrëdhënie seksuale.


Current track

Title

Artist

Background