Drake s’është mirë; anulon dy koncerte në Miami…

Written by on September 24, 2018

Drake është sëmur rëndë së fundmi, për këtë arsye i është dashur të anullojë dy prej koncerteve të tij në Miami.

Reperi ka kërkuar falje për anulimin e koncerteve në moment të fundit nëpërmjet nje postimi në Instagram.

Reperi gjithashtu është shprehur se ndihet mjaft keq për situatën e krijuar, pasi nëse në raste të tjera shfaqjet janë anulluar apo shtyrë për shkak të produksionit kësaj here e gjithë barra binte mbi të.

Ndonëse ai nuk ka treguar se cili ishte problemi shëndetësor, duket se ai është në gjendje të rëndë dhe vetëm mund t’i urojmë më të mirat.

“Dua të them se më vjen shumë keq për këto dy shfaqjet në Miami. U sëmura kaq shpejt dhe nuk kam përjetuar asnjëherë asgjë të tillë në jetën time. Ndryshe nga anulimet e tjera apo rregullimet e dative që ndodhin për shkak të produksionit, këtë e kam ndjerë më shumë dhe dua të kërkoj falje, sepse e urrej që të zhgënjej çdokënd që vjen për të ndarë këto momente me ne. Faleminderit dy mjekëve dhe infermiereve që po kujdesen për mua gjatë gjithë kohës. Miami meriton 100%-in tim dhe jua premtoj këtë eksperiencë kur të rikthehem. Faleminderit Zot që më lejon të rikuperohem”, shkroi Drake në Instagram.

drake.jpeg

Tagged as

Current track

Title

Artist

Background