Drake, nga biznesi i muzikës tek ai i kanabisit

November 12, 2019

Drake është i famshmi i fundit që i bashkohet biznesit të kanabisit. Kompania më e madhe e prodhimit të marijuanës në Kanada do të bashkojë forcat me fituesin e çmimit ‘Grammy’ për të prodhuar dhe shpërndarë kanabis.

Sipas marrëveshjes së bërë  me Drake, ky i fundit do të marrë 60% të njërës prej degëve të kompanisë kanadeze ‘Canopy Growth’, e cila prodhon kanabis në Scarborough, në afërsi të Ontario.

“More Life Growth Co” do të quhet sipërmarrja e këngëtarit e cila do të përqëndrohet kryesisht në prodhimin e produkteve që kanë lidhje me mirëqenien, kërkimet dhe rritjen e përgjithshme personale.

Kanadaja po bëhet një prej prodhuesve më të mëdhenj të marijunanës dhe legalizimi i kultivimit për çështje mjekësore po përhapet edhe në Europë.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background