‘Do ta thyej kameran’, gazetarja flet për sherrin me reperin shqiptar dhe kërcënimet me vdekje!

June 4, 2020

E ftuar në “Mes Yjesh”, Ora News përballë gazetarit Ronaldo Sharka, këtë të enjte ka qenë e ftuar gazetarja dhe njëkohësisht këngëtarja Genta Hodo.

Pak kohë më parë, u bë virale video e cila reperi Seven Saraçi kërcënoi Genta Hodon se do t’i thyente kameran e televizionit dhe më pas i publikoi numrin personal në Instagram dhe duke thënë se do t’a hidhte në gjyq.

Lidhur me këtë përplasje, Ronaldo e ka pyetur Gentën e cila kjo e fundit flet për herë të parë publikisht.

“Një ditë përpara, më thonë që në jug është Seveni dhe i afrohem dhe i them që do realizojmë një intervistë nesër?! Më thotë ok, më jep numrin e kontaktit dhe më pas i shkruaj, lam një orar dhe nuk më kthente përgjigjie. Shkoj tek hoteli ku më tha se ishte, për të marrë një konfirmim. Nuk e gjej aty, e gjej tek restoranti ku po haja unë darkën. Të kam shkruajtur i thash, s’më ke kthyer përgjigjie, a mund të marr një konfirmim që t’a lëmë xhirimin nesër në 10:00? Ok ok, pa merak… shihemi nesër shihemi nesër, më thotë Seveni. Të nesërmen, bashkë me stafin shkojmë tek hoteli ku ishte ai. Presim, ndërsa Seveni zbret për të ngrënë mëngjesin. I them që po të presim, ja ja sa të mbaroj mëngjesin më thotë Seveni, nga aty zhduket. Pres një orë, 2 orë dhe pastaj e gjeta rastësisht në plazh. Ishte shtrirë, ishte në nerva e sipër se gjatë komunimit me menaxherin e reperit, ky i fundit më thotë që Seveni është i sëmurë. Ti qenke si kokrra e mollës i thash, ai u irritua sepse i dukej se po bëja ironi. Ishte më e pakta sepse po e përmbaja veten tej masa sepse isha në kulmin e nervave. Filloi të kërcënonte kameramanin me thyerjen e kameras, dhe më pas më kërcënoi mua publikisht sepse ne vendosëm t’a publikonim atë në shenjë “proteste” ndaj të tilla sjelljeve që të bëjnë të famshmit shpesh”, tregoi Genta Hodo duke shtuar më tej se pasi reperi i publikoi numrin, i kanë shkruajtur fansat e Sevenit duke e kërcënuar me jetë por edhe ngacmime në inbox nga meshkuj të ndryshëm, pasi numri i Gentës kishte marrë dhenë.

Për më tepër ndiqni intervistën e plotë.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background